Flash News

Ditari i Opozitës

Diaspora vendos për Durrësin/ Kush janë dy kandidatët më të votuar në listat e hapura

Diaspora vendos për Durrësin/ Kush janë dy kandidatët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga diaspora për kandidatët që garojnë në listat e hapura në pesë qarqe të vendit. Bëhet fjalë për qarqet: Kukës, Shkodër, Dibër, Fier dhe Durrës.

Në qarkun e Durrësit, sipas të dhënave paraprake, Ani Dyrmishi kryeson me numrin më të lartë të votave preferenciale brenda Partisë Socialiste, ndërsa ndiqet nga Arkend Balla. Nga radhët e Partisë Demokratike, më i votuari rezulton Arian Ndoja.

Në qarqet e tjera ku procesi ka përfunduar, në Fier, siç është raportuar më herët, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj janë ndër më të votuarit nga PS, ndërsa rezultatet në Kukës, Shkodër dhe Dibër pritet të publikohen në detaje gjatë orëve në vijim.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë për votimin parapëlqyes të kandidatëve në listat e hapura po vijon në 7 qarqe të tjera, konkretisht:

Tiranë
Lezhë
Elbasan
Vlorë
Berat
Gjirokastër
Korçë

Të fundit