Flash News

Ditari i Opozitës

Diaspora voton në 11 maj, Paloka: Opozita e avantazhuar se Rama largoi 1.2 mln shqiptarë

Diaspora voton në 11 maj, Paloka: Opozita e avantazhuar se Rama largoi 1.2

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaron se diaspora është me interes të madh në këto zgjedhje sepse vota e tyre do të jetë përcaktuese.

Duke folur në Ora News, ai tha se kryeministri Rama në shkelje të plotë të ligjit ka angazhuar edhe ambasadat dhe ambasadorë, që janë denoncuar dhe do të mbajnë përgjegjësi penale për angazhimin e tyre.

Paloka: Diaspora është me interes të madh në këto zgjedhje sepse vota e tyre do të jetë përcaktuese. Duket se në si opozitë jemi të avantazhaur nga kjo votë, sepse në këto 12 vite janë larguar 1.2 milionë shqiptarë. Përderisa janë larguar nga kjo qeveri, 80% e tyre janë kundër kësaj qeverie. Është e qartë se opozita është avantazhuar me këtë votë.

Kjo nuk do të thotë që ne t’ia fusim gjumit. Rama në shkelje të plotë të ligjit ka angazhuar edhe ambasadat dhe ambasadorë, që janë denoncuar dhe do të mbajnë përgjegjësi penale për angazhimin e tyre. Kanë marrë pjesë në takimet me kryeministrin. Do të mbajnë përgjegjësi nëse angazhohen në fushatën e PS-së dhe mbledhjen e votave për të. Ne kemi ngritur strukturat tona për diasporën.

Të fundit