Flash News

Ditari i Opozitës

"Dihet qëllimi që janë krijuar”, Noka: Partitë e reja janë opozitë e opozitës

"Dihet qëllimi që janë krijuar”, Noka: Partitë e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi koelaicionet e para zgjedhjeve të 11 majit, mes tyre edhe të PD e cila ka ftuar në koalicion parti të tjera opozitare.

Noka tha në News 24, se kryedemokrati Sali Berisha iu ka bërë ftesë partive të tjera të opozitës, por ata nuk kanë pranuar. Ai shtoi se të ishte për atë personalisht, partive të reja nuk do iu bënte ftesë. Noka shtoi se partitë e reja janë opozitë e opozitës dhe se “e di se me çfarë qëllimi janë krijuar”.

"Kemi ftuar edhe parti të tjera opozitare, edhe partinë e Agron Shehajt. Të ishte për mua, nuk do i ftoja.

Por, Sali Berisha i ka ftuar, por nuk kanë pranuar. Kjo, sepse unë e di pse janë krijuar dhe çfarë qëllimi kanë. Të gjitha partitë që nuk janë në këtë koalicion, kanë zgjedhur të jenë opozitë e opozitës. Prsh Partia e Lirisë është parti e majtë, edhe Partia Agrare Ambientaliste është e majtë. Ne jemi tejkaluar bindjet politike", tha Noka. 

Të fundit