Flash News

Ditari i Opozitës

"Dikur bënin sikur vdisnin për integrimin europian", Vasili publikon deklaratat e Ramës e Cakajt: Rrangallë dhe Delenxhinj pro izolimit

"Dikur bënin sikur vdisnin për integrimin europian", Vasili
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reguar së fundmi lidhur me qëndrimin e kryeministrit ndaj BE, teksa thekson se Rama dhe ministri i Jashtëm në detyre, Gent Cakaj, punojnë kundër integrimit europian dhe pro izolimit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka publikuar një video nga deklaratat e Ramës dhe Cakajt, teksa shprehet se më parë ata bënin sikur "vdisnin" për integrimin europian, ndërsa sot duan që shqiptarëve tu vihen sërish vizat.

Më tej akuzon kryeministrin se është por izolimit ekonomik nga Europa dhe vargërimit në ekstrem të shqiptarëve, në mënyrë që të ikin nga Shqipëria.

Reagimi i plotë:

KM Rrangallë dhe Delenxhinjte anti Integrim!

Dje benin sikur vdisnin per integrimin europian qe nga Rrangalla e deri tek keta lapangjozet e tjere.

Po sot? Keta qesharake dhe genjeshtare punojne si gjithmone kunder integrimit europian dhe pro izolimit.

Keta duan qe shqiptareve tu vihen serish vizat, te izolohen ekonomikisht nga Europa dhe te varferohen ne ekstrem dhe te ikin nga Shqiperia.

Kush beson Rramgallën dhe delenxhinjte e tjere rilindas ka probleme me veten e tij se faktet ulerijne

Të fundit