Flash News

Ditari i Opozitës

"Dikur e quante “turp të qytetërimit”, Lela: Rama kishte “mizën nën kësulë” para Trump

"Dikur e quante “turp të qytetërimit”, Lela: Rama

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

I ftuar në MCN, Lela tha se Rama u shfaq “me mizën nën kësulë” përballë Donald Trump, duke kujtuar se vite më parë e kishte cilësuar atë si “turp të qytetërimit”.

"Ka ndryshuar ndonjë gjë në administratën amerikane për luftën kundër karteleve të drogës? 

Unë them se jo. Ndërkohë, kryeministri i këtij vendi para 13 vitesh e quante Trump-in ‘turp të qytetërimit’. Sot ai u shfaq në një pozicion servilizmi, jo në raport të barabartë mes liderësh. Ishte në rolin e dikujt që përpiqej të përkëdhelte dhe t’i binte në sy. 

A tu dhimbs pak Rama sot? Është kryeministër që tha Trump turpi i qytetërimit. Doli dhe me Aliyev dhe me Macron, bëri atë shakanë që bëri. Tani, ky zotëri, që bën këto, e patë që ishte në pozita servilosje? Më lër të shoh edhe pak ngjyra. A ishte i barabartë mes të barabartëve, apo në rolin e dikujt që i servilosetj.

Kjo sjellje tregon një ndryshim të fortë qëndrimi nga ana e Ramës, ndërsa marrëdhëniet me SHBA-në nuk i përkasin një partie të vetme politike.

Nuk na e ka marrë neve Trump-in Rama", tha Lela. 

Të fundit