Flash News

Ditari i Opozitës

“Dikur më përjashtuan”, Rudina Hajdari rikthehet në PD: Sot bëra rianëtarësimin

“Dikur më përjashtuan”, Rudina Hajdari rikthehet në

Rudina Hajdari është rikthyer zyrtarisht në PD. Ajo u shpreh se ka bërë sot rianëtarësimin në parti.

Për A2 CNN, Hajdari u shpreh se nuk është larguar nga PD, por u përjashtua prej saj.

“Sot kam bërë rianëtarësimin dhe patjetër që mund të themi që jam rikthyer në PD. Unë nuk jam larguar asnjëherë në fakt, sepse u përjashtova, duke qenë se mbajta mandatin. PD-ja ka qenë gjithmonë pjesë e familjes sime, kam një trashëgimi me të. Por ndihem e shqetësuar për të ardhmen e saj”, tha Hajdari.

E pyetur se si e sheh të ardhmen e partisë me Berishën nën drejtimin e PD, Hajdari u shpreh se ish-kryeministri ka mbështetje dhe se ndryshimet e bëra në statut më 11 Dhjetor, janë të shëndetshme për partinë.

“Ky është fakt, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka mbështetje në PD. Kjo nuk duhet të lidhet me fatin e PD-në, përkundrazi, duhet që ne ta shikojmë këtë moment si moment ringritje, riformimi dhe të mblidhemi si grup. Sepse një individ nuk e bën dot partinë. Ndryshimet që ndodhën në statut janë të shëndetshme. I jep pushtetin anëtarësisë dhe ia heq kryetarit”, shtoi Hajdari.

Të fundit