Flash News

Ditari i Opozitës

"Dilni nga zyra se do t’iu djegim", Açka: Militantët e PS dhunuan dhe thyen disa zyra të PD në Elbasan

"Dilni nga zyra se do t’iu djegim", Açka: Militantët

Shkrimtarja dhe njëkohësisht kandidatja për deputete e PD-së, Flutura Açka ka denoncuar se një ditë pas përplasjeve mes militantëve të dy forcave politike në Elbasan, një ditë më pas, ata të PS-së kanë thyer dhe dhunuar disa zyra të Partisë Demokratike në atë qytet.

Përmes një lidhje skype këtë të hënë për emisionin PolitikOn në RTV Ora, Açka u shpreh se ata kanë shkuar në zyrat e demokratëve duke kërcënuar se do t’iu vinin zjarrin. Kandidatja demokrate për deputet u shpreh se ishin po ata që provokuan dhe në qendër të Elbasanit duke nisur sherrin të dielën e Ditës së Verës dhe sipas saj ata kanë mbështetje politike, duke e bërë policinë të dobët dhe qytetarët të mbeten në mëshirë të fatit.

“Nuk provokoi opozita, unë isha aty. Opozita thjesht bëri thirrjet e veta siç e mendoi ajo por pa ndonjë qëllim për të provokuar gardën e kryeministrit. Aty ishin një skalion njerëzish që ishin të porositur të provokonin, të vinin dhe të tërhiqnin zvarrë njerëzit dhe policia ishte dëshmitare dhe vetëm sa u përkëdhelte krahun atyre njerëzve që iu përshkruat. Mirë kaloi e djeshmja incidenti, po e zëmë se mori përsipër fajin e vet opozita edhe pse s’ka asnjë faj, por sot? Çfarë po ndodh sot që dhunohen dhe thyhen disa zyra dhe thuhet do t’iu djegim, dilni nga zyra se do t’iu djegim. Djemve të rinj, vajzave të reja 20 vjeçare kë kërcënojnë këta njerëz? Ku e gjejnë fuqinë të kërcënojnë këta njerëz, kur në fakt një muaj na ndan nga zgjedhjet e lira. Rama ka për detyrë si kryeministër, edhe të shlyejë fajin e vitit 2017-të, t’i çojë shqiptarët në zgjedhje të lira e të qeta. Ata njerëz kanë një mbështetje politike, nëse nuk kanë një mbështetje politike nuk mund të guxojnë të bëjnë kapadainë në qytetin e Elbasanit ose në ndonjë qytet tjetër. Mbështetja e vazhdueshme e këtyre eksponentëve nga politika ka bërë që policia të jetë e vakët, forca e saj të mos jetë e vazhdueshme dhe qytetarët të mbeten në mëshirë të fatit.” u shpreh Açka për PolitikOn.

Të fundit