Flash News

Ditari i Opozitës

“Diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë”

“Diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë.

Por ama ne jemi të pakënaqur për faktin që diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit ndërkohë nuk shohin që Edi Rama ka djegur Shqipërinë.

Edi Rama i ka vu flakën Shqipërisë dhe për shkak të këtij zjarri 1 milionë e gjysëm shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Në Europë në vendet e këtyre ambasadorëve, është djeg Franca është djeg disa herë Greqia për shkak të protestave që protestojnë qytetarët për të drejtat e tyre.

Në Shqipëri nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në  Shqipëri, Ervin Salianji arrestohet dhe dënohet pa prova.”

Të fundit