Flash News

Ditari i Opozitës

Disa orë para referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha mesazh komisionerëve

Disa orë para referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha

Ndërsa pritet që nesër në mëngjes të mbahet referendumi për shkarkimin e kreut të PD Lulzim Basha i miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, ish kryeministri Sali Berisha ka dalë me një thirrje për komisionerët e qendrave të votimit.

Në një postim në Facebook, Berisha u kërkon komisionerëve të bëjnë përpjekjet maksimale për të garantuar që secili anëtar i PD të votojë dhe transparencë të procesit.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.

Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese!”, shkruan Berisha.

Të fundit