Flash News

Ditari i Opozitës

Disa qytete në errësirë totale, reagon Berisha: Shkaku vjedhjet

Disa qytete në errësirë totale, reagon Berisha: Shkaku vjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku komenton ndërprerjen e energjisë elektrike këtë mbrëmje në disa qytete të vendit.

Berisha akuzon qeverinë për menaxhimin e keq të situatës, ndërsa thotë se ndonëse digat në vendin tonë janë plotë, qytetarët janë sërish pa energji elektrike, për shkak të vjedhjeve të qeverisë sipas tij.

“Shqipëria në terr! Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plotë! Shkaku?! Vjedhjet! Sb”, shkruan Berisha.

Të fundit