Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutimet në Këshillin Kombëtar, Paloka: Për ndryshimet në statut u konsultuam edhe me Berishën

Diskutimet në Këshillin Kombëtar, Paloka: Për ndryshimet

Janë zbardhur një pjesë nga diskutimet në mbledhjen që u mbajt këtë pasdite në Këshillin Kombëtar të PD.

Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se ndryshimet në statut u konsultuan edhe me kryedemokratin Berisha.

Sipas tij, në kryesi ka patur mendime të ndryshme, por në fund u arrit dakordësia.

“Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetaret. Sot propozojmë ndryshimet statutore qe u diskutuan dhe ne kryesi. U arrit mirëkuptim per formulimin.

Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Ne kryesi diskutuam gjate dhe patëm mendime te ndryshme por ne fund arritëm ne dakordësi”, ka thënë Paloka.

 

 

Të fundit