Flash News

Ditari i Opozitës

“Distancohem nga dhuna”, Agalliu dhe Ristani debat për 8 janarin: Me atë gjak që u derdh, nuk ju takon më njeri

“Distancohem nga dhuna”, Agalliu dhe Ristani debat për 8

Protesta e 8 janarit në selinë e PD ka përplasur deputetin e PD, Arbi Agalliu, i cili qëndron krah kryedemokratit Lulzim Basha në studion e ‘Politiko’ në Top Neës me ish sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.  

Sipas Agalliut, drejtuesit e Foltores mund ta merrnin ndryshe selinë po të donin, ndërsa Ristani i drejtohet duke i thënë se shkaktuan gjakderdhje të demokratëve.

Pjesë nga debati:

Ristani: E mohon që ka patur njerëz të gjakosur?

Agalliu : As e mohoj as e pohoj. Ti marrësh njerëzit e futuni te gjuani...

Ristani: Kush u prek nga ata brenda?

Agalliu : Kishte njerëz që kaluan situata që skano lidhje

Ristani: Do shkosh në bazë të takosh njerëzit. Me atë gjak që u derdh atë ditë nuk ju takon më njeri

Agalliu: Besoj te institucioni dhe jam larg dhunës që shqiptarët tu ofrojmë dhunën. Drejtuesit e foltores e merrnin ndryshe. Distancohem nga cdo dhunë. Cfarë do ndodhte nëse hapeshin dyert.

Qafoku: edhe ju bëtë dhunë me blindimet. As ata nuk janë, por as ju nuk jeni engjëj

Të fundit