All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Dita e Alfabetit e gjen me 48 mijë analfabetë vendin ku Kryeministri kërkon të vetëshpallet dhe Kryeshkencëtar

All - Paragraf - 1

 

Dita e Alfabetit e gjen me 48 mijë analfabetë vendin ku Kryeministri

All - Paragraf - 3

Nga Besart Xhaferri

Sot është Dita e Alfabetit dhe është një ditë nderimi për ata që dhanë jetën për këtë gjuhë që na bashkon nga Çamëria në Mollë të Kuqe.

Por përtej nderimit sot është një ditë reflektimi për ata burra që 116 vite më parë në Manastir na lanë amanet gjuhën dhe alfabetin më të bukur në botë.

Më shumë se kurrë për shkak të eksodit biblik të dekadës së Rilindjes, regresit dramatik të arsimit dhe fjalëve të huaja, gjuha shqipe është në rrezik.

48 mijë shqiptarë apo 2.2% e popullsisë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Kjo e dhënë e Censit ndoshta dhe e krasitur kryqëzuar edhe me raportet dramatike të PISA sipas të cilave shkollat shqiptare po nxjerrin analfabetë funksionalë, janë këmbanë alarmi se ndërhyrja duhet të jetë emergjente.

E vetmja masë që ka marrë kjo qeveri deri më tani është shpallja e 22 Nëntorit festë zyrtare dhe maksimumi ndonjë simpozium ku flet Kryeshkencëtari i vetëshpallur dhe u jep leksione gjuhëtarëve si mbrohet gjuha!

Të fundit