Flash News

Ditari i Opozitës

Aktivitetet e PD për Ditën e Rinisë, Këlliçi: Basha mori nxënës se nuk mbushte dot sallën  

Aktivitetet e PD për Ditën e Rinisë, Këlliçi: Basha

Deputeti i PD,  Belind Këlliçi ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha nuk mbushte dot sallën në aktivitetin paralel me Sali Berishën për 8 dhjetorin në ambientet e Ar Turbinës dhe mori nxënës me vete.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, Këlliçi theksoi se Basha në mënyrë të turpshme po tenton që të ndryshojë historikun e Partisë Demokratike.

“Partia e vulës nuk mbushte dot sallën. Kam informacione për diçka të tillë. Unë ta garantoj se nëse ka pasur ndonjë 17-vjeçar sot te statuja e Azem Hajdarit, është pjesë e forumit dhe e di shumë mirë historinë e PD, për të bërë ndryshimin e botëkuptimeve, për të bërë ndryshimin e madh mes PD së vulës dhe PD-së reale. Basha kishte retushuar Berishën.

Edhe qeveria ka dashur ta deformojë historinë, duke shembur një konvikt dhe kjo politikë është e përbashkët mes Ramës dhe Bashës. Bashës nuk ia humb kush se ka qenë tre herë ministër, ka qenë kryetar i PD, por nuk mund të thotë se liberalizimin e vizave e bëra unë, anëtarësimin në NATO e bëra unë etj, që janë fakte se i ka bërë Sali Berisha”, deklaroi Këlliçi.

 

Të fundit