Flash News

Ditari i Opozitës

“Dita Kulturore”, Selia e PD-së përtej politikës, organizon eventin kushtuar artit

“Dita Kulturore”, Selia e PD-së përtej politikës,

Ditën e shtunë, në orën 10, në kuadër të projektit “Selia e PD përtej politikës”, Lidhja Demokratike Gruas, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Departamenti Brain Gain, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike do të organizojnë eventin “Dita Kulturore” kushtuar artit.

Eventi, i organizuar nën kujdesin e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, nis me një ekspozitë të disa prej artistëve të rinj të Universitetit të Arteve, të cilët do të paraqesin veprat e tyre, piktura e skulptura.

Ekspozita “Trashendentët,” në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, do të zgjas tre ditë.

“Dita Kulturore”, Selia e PD-së përtej politikës,

“Dita Kulturore” të Shtunën vijon me prezantimin e librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” të shkrimtarit Besnik Mustafaj, që do të zhvillohet në orën 16:00, në sallën “Gramoz Pashko.”Çdo qytetar është i mirëpritur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim.

Të fundit