Flash News

Ditari i Opozitës

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, Zhupa: Modeli juaj është koncesioni

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, Zhupa: Modeli juaj

Deputetja demokrate Ina Zhupa sot në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve solli shembujt e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në keto vite, nga Koncesioni i Butrintit që sot është në Gjykatë Kushtetuese, te Teatri Kombëtar, te plani për Amfiteatrin e Durrësit, te Bylisi, te monumentet e zhdukura dhe të ndërtuara sipër.

Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend, u shpreh se PD do të fusi në ligj kur të vij në qeverisje konceptin e “ Vlerësimit të Impaktit në Trashëgimi”: “Asnjë ndërhyrje nuk do bëhet pa bërë paraprakisht nga ekspertët raportin e Vlerësimit të Impaktit të Trashëgimisë, a prek konceptin historik të saj, a prek konceptin arkeologjik të saj! Ky do futet si detyrim ligjor dhe do jetë i detyrueshëm. Është e pakonceptueshme që monumentet dhe sitet të jepen me koncesion duke i lënë në dorë privatit të vendosi mbi historinë, gjetjet, identitetin shqiptar.

Në 100 vitet e ardhshme askush nga ne në sallë nuk do jetoj dhe me shumë mundësi sdo ketë ndonjë rëndësi për historinë, vetëm 1% do mbahet mend si tekst historie diku bardh diku zi, por trashegimia kulturore do jete aty qindra vite pas nesh. Kemi detyrim per brezat e ardhshëm ta mbrojmë dhe ta ruajme me gjithë vlerat.

Koncepti i koncesionit do zhduket nga trashëgimia kulturore dhe do jetë gjithmonë shteti përgjegjës për monumentet dhe sitet kulturore”

Të fundit