Flash News

Ditari i Opozitës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Meta: Të bëjmë maksimumin të mbajmë të rinjtë në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Meta: Të

Ilir Meta ka bërë një postim në “Facebook” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punës, ku theksoi se fokusi i partisë së tij ka qenë dhe do të jenë të rinjtë.

Kryetari i Partisë së Lirisë tha se do të bëhet përpjekje që të krijohen kushte të denja pune për të rinjtë.

POSTIMI I ILIR METËS:

Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë. Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj. Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.

Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.

Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.

Të fundit