Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi ndan publikisht divorcin me Metën: Vota nuk i takon më atij, por opozitës

Kryemadhi ndan publikisht divorcin me Metën: Vota nuk i takon më atij,

Pikërisht në ditën kur u zyrtarizua divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi ka reaguar publikisht përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku shpreh vështirësinë e këtij momenti personal, por njëkohësisht bën thirrje për bashkim qytetar në mbështetje të Opozitës.

Kryemadhi u shpreh se pavarësisht ndarjes me Metën, vijon të ketë respekt për të si babai i fëmijëve të saj, por thekson se nuk kërkon më as votën për të, duke e shkruar emrin e tij me ironi si “Ilir Metaj”.

“Uroj të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi, duke falënderuar të afërmit, miqtë dhe qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite.

Ajo i bën thirrje qytetarëve që të mos ndikohet energjia e tyre nga lajmi i divorcit, por të bashkohen në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza”, aty ku nis zyrtarisht fushata e Opozitës. Kryemadhi e quan regjimin aktual si “toksik dhe helmuese për familjen shqiptare”, dhe thekson se është koha për një ndryshim të madh politik.

Postimi i saj përmbyllet me një thirrje të qartë për bashkim dhe mobilizim popullor kundër qeverisë aktuale.

Të fundit