Flash News

Ditari i Opozitës

Dixhitalizimi i shkollave, Boçi: Tabletat nuk shkuan në destinacion, 3.5 milonë euro u vodhën

Dixhitalizimi i shkollave, Boçi: Tabletat nuk shkuan në destinacion,
Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi qeverinë se ka dështuar në mbajtjen e premtimit të saj për transformimin radikal të arsimit. Projekti i dxhitalizimit sipas demokratit nuk është realizuar, pavarëisht se janë shpenzuar 3.5 milionë dollarë, shton ai.

Kjo situatë thekson Boçi ka ndikuar në cilësinë e arsimit online, pasi tabletat nuk janë shpërndarë te nxënësit.

“Në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi “një transformin radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë euro të dixhitalizimit të shkollave. Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim. 3.5 milionë euro janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi”, tha Boçi në një deklaratë për mediet.

Ky i fundit mori shembullin e dy gjimnazeve të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”, që sipas tij po vuajnë ‘paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen’.

“Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dxhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbrritën asnjeherë në destinacion.

Në gjimnazin ‘Dhaskal Todri’, sikurse ka ndodhur dhe në të gjithë shqipërinë, klasat digjitale nuk funksionojnë prej vitesh, sepse 3.2 milon eurot, avulluan rrugës. Ndersa tabletat nuk dihet ku janë, por dihet që ato nuk arritën asnjëherë në dorë të nxënësve.

Shembulli më tipik dhe njëherazi me banal i hajdutërisë së pushtetit ka ndodhur me gjimnazin tjeter Kostandin Kristoforidhi. Tabletat e dhëna për këtë gjimnaz u grabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi”, u shpreh Boçi.

Ai shton se jo vetëm që nuk ka klasa dixhitale, por as internet për laboratorin e vetëm të IT, pagesë e cila kryhet nga prindërit, u shpreh ai.

Të fundit