Flash News

Ditari i Opozitës

Djegia e mandateve, Basha: Berisha ma kërkoi me ngulm, dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit të tij personal

Djegia e mandateve, Basha: Berisha ma kërkoi me ngulm, dhjetëra

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ky i fundit tha në në një intervistë për Zërin e Amerikës se merrte vendime pa u konsultuar me asnjë në parti.

Po ashtu, edhe përjashtimin nga Grupi Parlamentar, Berisha thotë se Basha e ka marrë i vetëm dhe ia ka treguar pak minuta para se ta bënte publike.

“Lulzim Basha i komunikoi publikut një vendim që është zero dhe sot, pa asnjë konsultim me asnjeri. Më tha mua 20-30 minuta përpara. I thashë që do të kundërvihem me të gjithë forcën time për të mbrojtur statutin dhe ligjshmërinë. Dhe kjo ndodhi”, tha Berisha për “VOA-n”.

“Një sajesë”, e quajti Basha këtë deklaratë. I ftuar në emisionin “Open”, kreu demokrat tha se Berisha jo vetëm po sajon, por po i hap punë vetes, pasi çdo javë trillon sajesa të ndryshme.

“Është një tjetër shtrembërim. Shtohen trillime që janë autogola pasi bie ndesh dhe me atë që ka thënë javën e kaluar. Më vjen keq”.

Po ashtu, Basha tha se me dhjetëra herë është vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës.  

Po iu them dhe një herë. 8 vite kryetar i Partisë Demokratike, me dhjetëra herë jam vendosur përballë interesit personal të Sali Berishës, le të themi sedrës apo interesit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kam zgjedhur çdo radhë anën e tij. Se kam thënë asnjëherë, po e them sot, ky nuk është një moment i tillë. Ky është momenti ku duhej të ishin o interesat e tij personale, ose vet ekzistenca e Partisë Demokratike.

Dhe kjo është ajo që ju përpiqeni të anashkaloni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo thjesht shpallën non grata Sali Berishën, po vunë një vij të kuqe për Partinë Demokratike”, tha Basha.

Të fundit