Flash News

Ditari i Opozitës

Djegia e mbeturinave, Meta: Rilindasi i Shijakut merr shembull nga Rama

Djegia e mbeturinave, Meta: Rilindasi i Shijakut merr shembull nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi sot kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana se sillet në mënyrë kriminale me popullin duke i marrë lekë nga taksat dhe ua djeg para shtëpive.

Meta i referohet këtu djegies s mbeturinave në Shijak të cilat përhapnin tym në të gjithë vendin duke ndotur ajrin dhe duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Kreu i PL-së u shpreh se Arbana merr shembull nga Rama duke quajtur rilindas Shijaku.

“Rilindasi i Shijakut nuk ka faj që sillet në mënyrë kriminale me popullin e tij që jo vetëm i merr taksat dhe lekët për pastrim dhe ua depoziton para shtëpive, por dhe ua djeg. Ai merr shembull nga kryerilindasi i gjithëmavisë Edi Rama i cili të gjithë e dinë e ka shndërruar aferën e incineratoreve më të zezën në të gjithë kohrat.  Djegjen e mbetjeve, helmimin e popullatës do ta kemi prioritet sikurse kemi antikorrupsionin numër 1 dhe afëra e inceneratorëve që ka qenë dhe mbetet kryevepra e korrupsionit është më tepër se 500 milion euro. Nuk janë vetëm plehrat”, deklaroi Meta.

Të fundit