Flash News

Ditari i Opozitës

Djegia e urgjencës së QSUT, Berisha: Deputetët e PS nuk lejuan inspektimin, ish-kunata e Ramës është drejtoreshë

Djegia e urgjencës së QSUT, Berisha: Deputetët e PS nuk lejuan

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se deputetët e PS-së, votuan kundër verifikimit të situatës në terren, për djegien dy herë të urgjencës së QSUT-së.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se drejtoreshë e urgjencës është ish-kunata e kryeministrit Rama.

Berisha: Miqtë e mi, gjendja është emergjencë, Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit.

Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojnë djegien e spitalit të ri.

I sapondërtuar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete.

Turp, turp, turp!

Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre.

Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni?

E fshihni se ju jeni zjarrvënësit e vërtetë.

E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoreshë.

E fshihni se ministra është favoritja e tij.

E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri publike.

Të fundit