Flash News

Ditari i Opozitës

“Do bëj gjithçka...”, ç’paralajmëroi Berisha tri ditë më parë kur u pyet mbi mundësinë e përjashtimit nga Basha

“Do bëj gjithçka...”, ç’paralajmëroi

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të partisë që themeloi 30 vite më parë.

Vendimi i papritur u komunikua nga vetë kreu i PD, Lulzim Basha në një njoftim për mediat.

Ai tha se pas shpalljes së Berishës ‘Non grata’, Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

Berisha nuk ka reaguar ende deri në këto momente, por tri ditë më parë u pyet kur ishte i ftuar në ‘Euroneës Albania’ se çfarë do të bënte nëse Basha do ta përjashtojë nga grupi.

Berisha nuk kurseu paralajmërimet duke thënë se nëse PD ose dikush tjetër merr vendime pa parime atëherë ai do të bëjë gjithçka që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar.

Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre.

Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishmem në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post përshkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur interesat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë”, tha Berisha.

 

Të fundit