Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë do të ndodhë nëse humbet më 13 Qeshor? Edith Harxhi premtim para demokratëve

Çfarë do të ndodhë nëse humbet më 13 Qeshor?

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka deklaruar se do të vazhdojë të mbetet në këtë forcë politike edhe nëse humbet në zgjedhjet e 13 Qershorit.

Gjatë një takim të zhvilluar ditën e sotme me demokratët në Bulqizë, Harxhi premtoi para tyre se në 14 qershor do të vijojë të jetë në PD.

“Unë nuk kam ikë nga Partia Demokratike, kam qënë aty në çdo moment. Kam qënë në Këshillin Kombëtar deri në fund 2018-ës. Dhe do të vazhdoj të jem pjesë e PD. Në datë 14 qershor unë jam në PD, cfarë do që të ndodhë unë jam aty. Por të them hajde mbrojmë liderin jo, unë nuk votoj për lidera, është rrëzuar miti i liderave, unë votoj për ju dhe prandaj futem në këtë garë” -tha Edith Harxhi.

Sa I takon zgjedhjeve të 13 qershorit, Harxhi tha se “Datën e zgjedhjeve nuk e kam kërkuar unë, kam kërkuar që të shtyhen. Biles po të ishte e mundur të zhvilloheshin në shtator."

Të fundit