Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Ç'do bënte nëse do të bëhej kryeministër? Berisha: SPAK organizatë kriminale, do të ndërhyja
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK, teksa ishte i ftuar sonte më emisionin “Opinion”.
Ai tha se nëse do të behej kryeministër, do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.
Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.
“Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besushmë nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite.
Ka një prokrurosi po aq politike saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. ai qe e dekoroi Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballeshe me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët", tha Berisha.