Flash News

Ditari i Opozitës

“Do dëgjoni çudira”, Meta sulmon Bashën me deklaratën e 2015-ës, e quan ‘artistin’ e Rilindjes

“Do dëgjoni çudira”, Meta sulmon Bashën me

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa ka risjellë në kujtesë deklaratën e tij të vitit 2015.

Ndërsa e cilëson Bashën si “artisti” i Rilindjes, Meta thotë në deklaratën e para gjashtë viteve kur ishte kryetar parlamenti se Basha në vend që të kërkonte dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në Botë dhe Europë, kërkonte dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Meta, shoqëruar me deklaratën e 2015-ës.

Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i Partisë Demokratike Basha, nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite I cili në vend i që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në Botë dhe Europë, kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Dhe unë e kuptoj kush është arsyeja e vërtetë, është pakënaqësia e tij e thellë për respektin që unë tregoj jo thjeshtë ndaj demokratëve në parlament, sidomos ndaj liderit historik të PD, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi qëndrimet dhe mendimet e tij politike.

Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta, Meta dhe shtypjen e terrorit të saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, shprehej Meta.

 

Të fundit