All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Do e drejtojë PD-në kur demokratët e ndjekin me ‘vezë’? Basha: Syri sheh atë që do!

Do e drejtojë PD-në kur demokratët e ndjekin me
Basha pas takimit me gratë demokrate
All - Paragraf - 1

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmbyllur bashkëbisedimin me vajzat dhe gratë e LDGSH-së, të zhvilluar sot në kuadër të zgjedhjeve për FRPD-në dhe LDGSH-në.

Në përfundim të bashkëbisedimit, pasi kreu i opozitës ka dalë jashtë ambienteve ku u zhvillua mbledhja, është pyetur nga gazetarët nëse do të vijojë drejtimin e PD-së në një kohë që turma e ndjek kudo me protesta.

All - Paragraf - 3

Kryedemokrati është shprehur se “syri sheh atë që do dhe zemra ndjen atë që do”, duke shtuar se gratë do të jenë pjesë e ringritjes së partisë.

“Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Pak para se kryedemokrati të niste mbledhjen, ai u prit me fyerje dhe u godit me vezë nga të rinjte e FRPD-së dhe mbështetës të ish-kryeministrit Berisha.

Të fundit