Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ia përplasja në fytyrë Ramës”/ Berisha flet për Presidentin e ri: Po tentojnë të blejnë deputetët

“Do ia përplasja në fytyrë Ramës”/ Berisha flet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka  folur për zgjedhjen e presidentit të ri, çështje që PS ka nisur punën. I pyetur për mazhorancën që nuk njeh deputetët e Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se socialistët do tëntojnë të blejnë ligjvënësit.

Pyetje: Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjen e një Presidenti të ri, por nuk njohin asnjë deputet nga grupi i Rithemelimit. Si e komentoni këtë?

Berisha: Ka nisur punën për të blerë, do dështojnë me trup. Po nuk njohën grupin dhe të vazhdojnë praktikën e blerjes, do dështojnë.

Berishës nuk iu dha fjala për replikë pas kryeministrit Edi Rama. Ai më pas la sallën e Kuvendit dhe tha se kjo ishte anti-ligjore nga drejytuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

“Zonja Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ia përplasja Ramës në fytyrë dhe ai u largua, ia mbathi, dublikoi interpelancën e ministres, sepse zoti Hila predominoi plotësisht. Filloi gjysmë ore dublimin e interpelancës dhe gjysmë ore me putinizma. Do ta demaskoja para publikut. Ai iku nuk më dha fjalën ndaj dola para jush”, tha Berisha.

 

Të fundit