Flash News

Ditari i Opozitës

“Çdo justifikim i shërben Ramës”, Mediu: Opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake

“Çdo justifikim i shërben Ramës”, Mediu: Opozita

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se opozita duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se çdo justifikim për të dalë me më shumë sesa 1 kandidat i shërben pushtetit te Edi Ramës.

“Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.

Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames.

Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të këshilltarëve.

Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhët të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë këshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku këshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota. E djathta pa garë nuk ka vlerë”, shkruan Mediu.

Të fundit