Flash News

Ditari i Opozitës

Do kandidoni në Tiranë apo në Fier? Si përgjigjet Fatmir Mediu

Do kandidoni në Tiranë apo në Fier? Si përgjigjet Fatmir
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas zyrtarizimit të koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” ka lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të jetë kandidat për deputet në listat e qarkut të Tiranës. I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, Mediu u pyet fillimisht nëse do të jetë kandidat në Fier, për faktin se ka jetuar në këtë zonë.

Ende nuk është vendosur por Fieri ka autoritete goxha intelektuale, përfaqësuese të opozitës dhe nuk ka nevojë për shumë importe nga Tirana. Pavarësisht se kam jetuar në Fier, kam një kohë të gjatë që jam larguar nga Fieri.

U bënë 29 vite në Tiranë. Koha e studentit në Tiranë. Aktivitetin tim administrativ, politik, jetësor e kam pasur në Tiranë. Pavarësia nga nostalgjia dhe vlerësimi maksimal që unë kam për qytetin e Fierit dhe miqtë e mi në Fier por dua të them se edhe në Tiranë është një Fier i ri tani pasi mosha ime, një pjesë e madhe ka ardhur në Tiranë. Kur kam ardhur unë Tirana ka qenë në nivelin e 300 mijë banorëve, sot i ka kaluar 1 milionët”, tha Mediu, i cili u pyet nëse gjasat janë për në Tiranë.

“Ku  të vendosë partia. Nuk i ndryshojmë rregullat e vjetra”, shtoi ai.

 

Të fundit