Flash News

Ditari i Opozitës

“Do kemi marrëveshje koalicioni”, Berisha tregon çfarë i ka kërkuar Meta për zgjedhjet lokale

“Do kemi marrëveshje koalicioni”, Berisha tregon

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve të opozitës për zgjedhjet lokale.
I ftuar në ‘Opinion’, Berisha insistoi se primaret janë kriteri që do caktojë kandidatët, ndërsa ka zbardhur edhe marrëveshjen me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta para zgjedhjeve të 2023.

Pjesë nga biseda:

Po i bëni primaret vetëm se e premtuat në foltore, apo janë mënyra më e mirë për të nxjerrë kandidatin e opozitës. A ka shans që mund të krijohen fraksione tjera në PD?

Berisha: Cilido që të jetë cmimi është një vendim që i jep PD demokracinë, e vendit një dimension të ri që nuk e ka patur.

Kam thënë se pas fitores mund të votohem edhe një herë si kryeministër. Dua dy gjëra me këtë, kultin e votës, e dyta përfaqësimi. Këta njerëz janë përgjegjës para atyre që i votojnë, jo para meje. Merr fund kryetarokracia. E bëj qëllimisht për një ideal të caktuar që bazohet në frymën e votës së lirë.

Nuk mundet nëse ka zgjedhje të lira që përfaqësimi i vërtet të dëmtojë fitoren. Është ndryshim demokratik që është praktikuar në vendet më demokratike.

A keni rakorduar me PL ?

Berisha: Plotësisht.

Do ketë kandidatë të PL në primare?

Berisha: Do përcaktohet bashkia ku do jetë nëse do ketë. Unë them se do ketë. Që PD të heq dorë nga primare heq dorë nga vetja e saj.

Meta ishte pragmatik me tezën e sa herë kemi kërkuar bashki të mëdha, jemi tradhtuar nga parti të mëdha. Ai kishte ndërmend të fushatonte për këshillat bashkiake. Do kemi marrëveshje koalicioni.

Me një logo?

Berisha: Secili me logon e vet. Me partitë tjera po diskutojmë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe nuk janë kundër primareve. Kërkojnë polle por janë të kushtueshme.

Të fundit