Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ketë fund të vrazhdë”, Berisha i përgjigjet Haxhiut: Rama mobilizoi lëpirësit të përhapin trillime

“Do ketë fund të vrazhdë”, Berisha i përgjigjet

Analisti Baton Haxhiu deklaroi dje në studion e “Opinion” se ish-kryeministri Sali Berisha e ka fituar betejën dhe procesin që e nisi prej tureve dhe takimeve me ‘Foltoren’, por shtoi se fundi i tij do të jetë i vrazhdë.

Këto komente Haxhiu i bëri teksa komentoheshin zhvillimet e fundit në PD, siç ishte Kuvendi Kombëtar i 30 Prillit.

“Rruga që ka nisur Berisha me foltoren e kemi ditur që është njeriu i gabuar, por do fitojë atë që ka nisur. Ata që kanë përkrahur rithemelimin me një pikë idealizimi se do ndryshojë diçka, kanë qenë të gabuar. Me dorën në zemër, e ka fituar betejën. Sali Berisha, e ka fituar procesin. E ka fituar betejën me të gjithë ne, por fundi i tij politik do të jetë shumë i vrazhdë. Por arsyeja pse është këtu është se e ka bërë punën në mënyrë të pamëshirshme”, tha Haxhiu.

Deklaratave të analistit i është përgjigjur ish-kryeministri Berisha. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se është iniciativë e kryeministri Rama, i cili ‘i trembur’ nga Kuvendi i PD, ka mobilizuar të ashtuquajturit sipas “lëpirës” të përhapin deinzformime.

“Duke ndjekur Opinion!

Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.

Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq - Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne”, shkruan Berisha.

 

Të fundit