Flash News

Ditari i Opozitës

"Do më ndihmojnë edhe mua", Berisha: Masat e sigurisë vetëm sa i shtuan votat Donald Trump

"Do më ndihmojnë edhe mua", Berisha: Masat e sigurisë

Lideri i demokratëve, Sali Berisha u shpreh për gazetarët se, masat e sigurisë ndaj tij, do ti shtojnë vota. ‘Masat e sigurisë vetëm sa i shtuan votat presidentit Donald Trump! Gjykoj se do më ndihmojnë edhe mua’ theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha: A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është.
Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, d.m.th ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet.
Lëre mos e pyet.
Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet.
Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve.
Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë.

Të fundit