Flash News

Ditari i Opozitës

Do mungojë sërish në interpelancë, Berisha: Edhe në Hënë të niset Rama, prapë do marrë atë që meriton

Do mungojë sërish në interpelancë, Berisha: Edhe në

Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet në seancën plenare të radhës, ndërkohë kryeministri Edi Rama i cili prej disa seancash mungon , nuk do të jetë as sot.

Ai është nisur drejt Parisit me ftesë të presidentit Emannuel Macron dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati Sali Berisha i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se kësaj herë Rama, duke e konsideruar hajdut ka shkuar me avion privat personal në Marsejë.

Berisha ka thënë para mediave se dje Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem.

Edi Rama iku njëherë në Paris, kësaj here në Marsejë. Kësaj here hajduti shkon me avion privat personal. Megjithatë, parlamenti do jetë institucioni qendror ku ai do marrë atë që meriton. Asgjë nuk zbulohet paraprakisht.

Nuk ka më gjë normale, gjëja më e përgjegjshme, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese. Ata që betohen në Kushtetutë, duhet ta mbrojnë atë me ccdo çmim. Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po mbrojnë Kushtetutën.

Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë. Ne do vazhdojmë betejën.

Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, ccka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën. Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët.

Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta. Dje, Edi Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem. Po edhe sikur në Hënë të niset, do zbresë prapë dhe do marrë atë që meriton.

Ky është një aksion pa kthim. Një aksion që do kalojë në të gjithë stadet e veta deri në rivendosjen e Kushtetutës në parlament dhe në vend."

Të fundit