Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ngrejmë një strukturë anti-korrupsion”, Meta: Rama merr helikopterin dhe thotë kam qenë në psikiatri

“Do ngrejmë një strukturë anti-korrupsion”, Meta:

Ilir Meta ka ngritur si shqetësim vjedhjen, që sipas tij, po çon vendin drejt falimentit. Në mbledhjen e Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Rama fap merr helikopterin e ikën, thotë fajin e kanë ata. S’do ketë kohë të ikë, do nxjerrë kartelën, do thotë kam qenë në psikiatri, ju e keni ditur, keni qeshur, ju më vendosët dhe ju e keni fajin se e dinit, jam i pafajshëm”, deklaroi Meta.

Ky i fundit u shpreh se vjedhja është e madhe. Ai deklaroi se Partia e Lirisë do të ngrejë një strukturë anti-korrupsion me një koordinator, që do të bashkëpunojë me shoqërinë civile.

“Është i pamëshirshëm në vjedhje, vetëm tendera sekret për të vjedhur.  Të gjitha janë bashkë, korrupsioni në majat më të larta, tradhtia e interesave kombëtare e varfëria. Çdo sekondë vjedh, në të gjitha bashkitë, keni ndonjë këshilltar në të gjitha bashkitë.

Ju i monitoroni çfarë bëjnë? Jo nuk e bëni, do filloni ta bëni këtë gjë. Do jetë një strukturë anti-korrupsion me një koordinator që do punojë me figura të shoqërisë civile. Do ketë sy për çdo institucion ku vidhet. Duhet parandaluar falimentimi i Shqipërisë”, shtoi Meta.

 

Të fundit