Flash News

Ditari i Opozitës

“Do nisim tur diskutimesh me demokratët”, Tabaku: Mos përsërisim gabimet e së shkuarës

“Do nisim tur diskutimesh me demokratët”, Tabaku: Mos

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Gazmend Bardhit. Ajo tha se opozita duhet të mësojë nga gabimet dhe humbjen në zgjedhjet lokale, ku theksoi se kjo e fundit do të nisë një tur diskutimesh me demokratët e qytetarët se çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën.

E pyetur nëse do ta pranojë postin e kryetares së PD, Tabaku tha se çdo vendim do merret bashkarish me demokratët.

“Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhatë. Kemi nevojë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur."

"Kemi nevoje për të nisur një tur dëgjesash, reflektimi për të kuptuar se si mund të ringrihemi. Unë jam duke u konsultuar me anëtarët. E rëndësishme është që mos të përsëriten gabimet e së shkuarës, pa u nxituar. U detyrohemi këtë demokratëve edhe shqiptarëve.”, tha Tabaku.

 

Të fundit