Flash News

Ditari i Opozitës

“Do publikojmë faktet”, paralajmëron Këlliçi: Ku qëndron lidhja lidhja mes Teatrit, Unazës së re dhe inceneratorëve

“Do publikojmë faktet”, paralajmëron Këlliçi:

Deputet i Partisë Demokratike Belind Këlliçi thotë se çështja e inceneratorëve, projekti i Unazës së Madhe dhe Teatri Kombëtar janë të lidhura mes tyre,

I ftuar në ‘Open’ në Neës 24, Këlliçi paralajmëron se faktet do t’i publikojë lidhur me këtë deklaratë, ditët në vijim.

“Ditët në vijim do shihni se si ka mundësi që zonja kur ka qenë në drejtimin e Tatimeve, nisnin proceset nga hetimet Tatimore, hapte procesin për të bërë verifikime, por të kesh kompani që bën ananas, shet beton dhe kompani që shesin banane dhe blejnë çelik. Mbylleshin raportet.

Do të shihni dokumente në ditët në vijim se si Teatri Kombëtar inceneratorët Unaza re janë të lidhura me personat përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave dhe punëve.

Janë të njëjtat kompani pas të tre aferave. Na jepni edhe pak kohë. Është një telenovelë që nëse drejtësia do të ketë vullnet të shkojë deri në gjysmë, Erion Veliaj shkon para drejtësisë. Dokumentet do të publikohen në ditët në vijim”, tha deputeti.

Të fundit