Flash News

Ditari i Opozitës

“Do radikalizojmë protestat!”, Këlliçi: Policia po hedh bombola me gaz helmues!

“Do radikalizojmë protestat!”, Këlliçi: Policia po

Deputeti demokrat Belind Këlliçi akuzoi Policinë e Shtetit dhe drejtorin e përgjithshëm Ilir Proda se po i shërbejnë krimit dhe qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.

Ai denoncoi hedhjen e bombolave të gazit ndaj qytetarëve, ku ka edhe nëna me fëmijë.

“Do radikalizohen protestat, do të vijojmë qëndresën tonë. Shumë gjëra kanë qarkulluar në media për skenarë nga PD. Por ju garantoj se nuk ka pasur asnjë skenar nga PD-ja, nuk ka lidhje fare mes qëndresës tonë dhe qëndrimit të kryeministrit Rama. Protesta nga ana jonë do vazhdojë të mbahet paqësisht, pavarësisht nga ato që thuhen. Këtu siç e shihni ka të rinj, ka nëna me fëmijë, ka qytetarë dhe ne do vazhdojmë të qëndrojmë me protesta”, u shpreh ai .

Këlliçi theksoi se janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami, duke krijuar shqetësime edhe për besimtarët që po falen apo agjërojnë për muajin e Ramazanit. Ai akuzoi kryepolicin Proda.

“Është e paprecendentë, janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami. Ushtari Ilir Proda, është bandit.  të pretendosh rregull nga ushtar të karteleve të trafikut dhe krimit është çmenduri. Hidhet gaz në mënyrë ë paprecedent. Nuk ka asnjë revolt. Por dhuna policore ka sjellë edhe reagimin”, tha ai.

Të fundit