All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Do shkojë drejt një partie tjetër”, Gjekmarkaj: Me Kuvendin e 11 dhjetorit Berisha ka dy rrugë

All - Paragraf - 1

“Do shkojë drejt një partie tjetër”, Gjekmarkaj: Me

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën në PD dhe debatin për mbajtjen e dy Kuvendeve, një në 11 dhjetor i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe tjetri 7 ditë më vonë nga kreu i PD, Lulzim Basha.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë në news 24, Gjekmarkaj thotë se 11 dhjetori është një tubim dashamirësish të Sali Berishës, të cilët në datën 12 nuk do ta kuptojnë as vetë pse erdhën në Tiranë, ndërsa Kuvendi i Bashës është i vetmi i PD-së ku mund të debatohet dhe partia të dalë më e bashkuar. 

 “Është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Berisha, të vijë kushdo. Le të debatohet me tone të larta, aman të mblidhet një Kongres legal, i dalë nga institucionet e PD. Le të dalim të bashkuar nga aty. Por që kjo të ndodhë, do të duhet që mitingu i datës 11 të mos zhvillohet.

Drama më e madhe për ata mbështetës të datës 11, është data 12. Çfarë do tu ofrojë në 12. Sepse Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç legalitetit. Çështja është si do ta menaxhojë. Mundësitë janë dy. Ose do shkojë drejt një partie tjetër, dhe uroj që jo, sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë edhe për rata të z.Berishës. Ose ti thërrasë arsyet dhe njerëzit të kthehen te aksioni i përbashkët opozitar”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit