Flash News

Ditari i Opozitës

“Do shkojnë një ditë në burg”/ Deputetja tregon mesazhin e Yuri Kim gjatë takimit në Kryesi

“Do shkojnë një ditë në burg”/ Deputetja tregon

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Koti tha se Kim kërkoi që reformat duhet të kenë më shumë fryte.

“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg”, tha Koti.

Kjo e fundit bëri me dije që i kishte thënë ambasadores së peshën kryesore e mban qeveria.

“Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.  Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.

Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë”, shtoi Koti.

Të fundit