Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ta bëjmë cunam” Berisha: Kjo do të jetë kohë protestash, 12 nëntori më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

“Do ta bëjmë cunam” Berisha: Kjo do të jetë

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për protestën kombëtare të 12 nëntorit në takimin që zhvilloi në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes.

Sipas Berishës, kjo kohë do jetë periudhë protestash, kurse 12 nëntorin e cilësoi si më të fuqishmen që ka njohur vendi.

Berisha: Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, por kjo do të jetë kohë protestash. Mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën.

Ky na sfidoi haptas në Peshkopi. Do ta bëjmë cunam. Në vend që si kriminel elektoral të ishte në burg, zotohet se prap do të na i prekë votat.

Ky e ka shndërruar në fiktiv pluralizmin, në fiktive PD-në, në fiktiv parlamentin. Ju nuk mund imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. Ju nuk mund të imagjinoni se si funksionon pa asnjë ligj e rregull.

Ne shkojmë aty për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, si me procedurat dhe fjalorin. Ne shkojmë aty vetëm për zgjedhësit, qytetarët, me vështirësira të jashtëzakonshme. Ne dorëzojmë ligje dhe aty sikur nuk është parlament, por sikur është një klub i PS-së, parti krimi dhe droge. Kjo është e vërteta.

Kemi paraqitur ligjin e lustracionit. Nuk e paraqesin, sepse votojnë amendamentin e Taulant Ballës, i cili defakto i mbyll dosjet dhe nuk i hap. Nuk i hap dosjet, sepse thotë se kërkesa që të jepen dokumentet duhet të jetë në proporcion me interesin, që e përcakton Edi Rama.

Kemi dorëzuar rezolutën prej 3 muajsh, sikur nuk jemi deputet, rezolutën për gjenocidin në Kosovë. E mban Linda. Linda është një automate që zbaton porositë e Edi Ramës, që nuk mund ta mbajë kurrë. Ka përcaktime në rregulloren e parlamentit se si veprohet. Nuk ekziston. Të gjithë kanë një emër, Edi Rama, ata janë vasalë të tij dhe nuk duhet të merremi me ta, fare. Duhet të merremi me një njeri dhe ky është Edi Rama.

Ky u thotë shqiptarëve se të udhëtosh me çarter më kushton sa gjysma e biletës së paraardhësit tim. Sikur shqiptarët hanë bar, dhe nuk e dinë se të urdhëtosh me çarter dhe të udhëtosh me linjë tregtare.

 

Të fundit