Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
“Do ta denoncoj”, mesazhi që la Berisha në proces-verbalin e SPAK
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK pas masës “detyrim paraqitje” që vendosi Apeli i GJKKO.
Berisha ka lënë një mesazh në proces-verbalin e SPAK-ut.
Në mesazhin e tij, Berisha shkruan se masa është politike dhe se kreun e SPAK, Nuredin Dumanin, do ta denoncojë si organizatë kriminale.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha në mesazhin e lënë në SPAK.