Flash News

Ditari i Opozitës

"Do ta mërzis Ramën në Kuvend", Gjekmarkaj: Shumë shpejt qytetarët do të jenë kudo për tu përballur me këtë hajdutëri

"Do ta mërzis Ramën në Kuvend", Gjekmarkaj: Shumë

Agron Gjekmarkaj në shtator pritet të ulet për herë të parë si deputet në Kuvend. Ai fitoi mandatin nga zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PD-së në Qarkun e Lezhës. 

Gjekmarkaj shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk do pranohen nga PD, por demokratë do të jenë Kuvend në shtator për të mbrojtur përfaqësimin dhe vullnetin e qytetarëve. Ai paralajmëron protesta masive, pasi sipas tij, ka një zemërim të madh tek qytetarët. 

"Do bëj gjithçka që kryeministri të mërzitet në Kuvend. Ka një frymë të madhe zemërimi tek qytetarët. Mendoj që shumë shpejt demokratët dhe qytetarët do të jenë kudo për tu përballur me këtë hajdutëri të pazakontë të vjedhjeve në Shqipëri. Ne nuk do ta lëmë bosh Parlamentin, ne duhet të mbrojmë pozicionet tona. Duhet të mbrojmë përfaqësimin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë madje dhe të asaj pjese që iu ble dhe iu trukua vota. Por, sigurisht këto zgjedhje nuk do të njihen nuk do pranohen, por Parlamenti nuk do të jetë bosh." shprehet Gjekmarkaj për Top Channel.

Ai nuk sheh vend për dorëheqje të kryedemokratit Lulzim Basha,  për sa kohë humbja sipas tij e kishte shkakun përtej gardhit të selisë blu.

"Këto zgjedhje nuk janë fituar se janë vjedhur. A ka vend për reflektim? Sigurisht ne kemi pritur fitore dhe për arsye teknike më saktë inxhinjerike fitorja nuk erdhi dhe vend për reflektim ka, tek Zoti Basha tek unë tek të gjithë. Por nuk mendoj se lidershipi i Zotit Basha vihet në diskutim. Tani nuk është koha të mos krijojë probleme artificiale dhe të spostojmë vëmendjen. Sepse kryeministri është i interesuar që debati të zhvillohet tek Partia Demokratike" tha Gjekmarkaj.

Të fundit