Flash News

Ditari i Opozitës

“Do ta paguaj vetë”, Berisha: Nëse avokati e lejon, do të bëj publike kontratën me të

“Do ta paguaj vetë”, Berisha: Nëse avokati e lejon, do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për kontratën me avokatin francez Jean-yves le Borgne, që ka pajtuar pasi DASH e shpalli ‘non grata’ dhe vendosi të padisë për shpifje sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

I ftuar në Zonë e lirë’, Berisha tha se avokatin do ta paguaj vetë, madje tha se do të bënte publike kontratën me avokatin, vetëm nëse ky i fundit do të pranonte.

Pjesë nga intervista:

Kush do ta paguajë avokatin se është një avokat shumë i shtrenjtë?

Berisha: Do e paguaj Sali Berisha.

Sa Lekë iu ka kërkuar avokati?

Berisha: Nuk kemi folur ende për këtë gjë.

A do ta bëni publike kontratën me avokatin?

Berisha: Pa diskutim, nëse avokati do ta lejoj do ta bëj publike.

Të fundit