Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të ketë lëvizje brenda grupit”, Paloka paralajmëron ndryshime në PD

“Do të ketë lëvizje brenda grupit”, Paloka

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në parti.

Për Abc News, Paloka tha se ndryshimet do të fillojnë nga brenda grupit parlamentar dhe maksimumi deri në muajin shtator do të kemi një opozitë të bashkuar.

“Shumë shpejt do të ketë lëvizje të qarta edhe nga grupi parlamentar. Maksimumi deri në shtator do të ketë lëvizje brenda grupit dhe opozita do të jetë bashkë”, tha Paloka.

Teksa foli për dy komisionet, territorial dhe zgjedhore, Paloka i quajti të dyja vazhdim i lojës së Ramës nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se bëhet fjalë për një tentativë për të eliminuar opozitën.

“Të dyja këto komisione i kam quajtur pjesë ose vazhdim të lojës që opozita po bën sot me Ramën, njësoj si opozita e viteve të shkuara. Të dy komisionet do të dështojnë, siç u bë me presidentin. I njëjti diskurs si me presidentin, pse duhet të na japë neve Rama reformën. Ky është Pazar i ndyrë, po shesin opozitën te Rama. Rama nuk pranoi kompromis më 5 qershor. Duhet të votoheshin propozimet e opozitës më pas të uleshim. Loja Alibeaj Rama për të shkrirë opozitën në Shqipëri. Bëhet fjalë për një tentativë për të eliminuar opozitën. Filloi me shpalljen non grata të Berishës, e vulosi Basha më 9 shtator po e vazhhdon Alibeaj”, u shpreh Paloka.

 

 

Të fundit