Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të ketë sërish ngjarje si në Himarë”, deputeti i PD: Bandat kriminale influencojnë pushtetin

“Do të ketë sërish ngjarje si në Himarë”,

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në plazhin e Potamit në Himarë, ku ish-efektivi Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Për Euronews Albania, Sula tha se ngjarje të tilla janë të përsëritura, pasi bandat dhe grupet kriminale tashmë nuk luftojnë vetëm me njëra-tjetrën, por edhe kanë filluar të influencojnë edhe pushtetin vendor e atë qendror.

“Në Shqipëri nuk të bën më përshtypje asgjë. Të jeni të sigurt, që përsëri do të pasojnë fatkeqësisht, ngjarje të tjera në të gjitha kuptimet. Në Shqipëri ngjarjet janë aq të dhimbshme, duke pasur ngjarjet kriminale që ndodhin çdo javë dhe kjo nuk është e rastësishme. Grupet kriminale apo bandat e organizuara që veprojnë në  Shqipëri nuk luftojnë vetëm me njëri-tjetrin, por kanë ngritur edhe influencën në pushtetin qendror apo vendor”, tha Sula.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme. Arjan Tase ishte duke lundruar me një mjet tip gomone, teksa goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila ishte duke qëndruar në breg të detit. Tase u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit ku mbante detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Të fundit