Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të kthejmë përmbys këtë model”, Teliti: PD do të veprojë si Donald Trump me ardhjen në pushtet

“Do të kthejmë përmbys këtë model”, Teliti:

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka folur për disa nga planet e PD për ekonominë nëse vjen në pushtet.

Sipas Telitit, opozita synon të ndryshojë rrënjësisht modelin aktual të menaxhimit të financave publike, duke vënë theksin tek transparenca dhe ndalimi i shpërdorimeve.

“Do të kthejmë përmbys këtë model aktual. Paratë ose do të vazhdojnë të shkojnë në kontrata pa garë, ose do të krijojmë një sistem të drejtë dhe transparent. Do të bëjmë një skanim të përgjithshëm, nga A në ZH, për çdo shpenzim publik dhe çdo qindarkë të paguar nga shteti, njësoj siç po vepron Donald Trump në SHBA,” u shpreh Teliti në News. 

Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të fokusohet tek një menaxhim më i drejtë i fondeve publike për të shmangur keqpërdorimet dhe për të rritur eficiencën e ekonomisë.

Të fundit