Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të kthjellohesh po ta lexosh”, Gurakuqi i përgjigjet Nishanin me dokumentin mbi Dosjet e Ish Sigurimit: Shpifje shantazhuese

“Do të kthjellohesh po ta lexosh”, Gurakuqi i përgjigjet

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi i është përgjigjur ish presidentit Bujar Nishani, njëherësh një nga pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, përmes një dokumenti pasi si një ish-Ministër i Brendshëm, Nishani i sugjero ish deputetit të Shkodrës të lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit dy kartela me emrin SATELITIT dhe VIGJILENTI.

Sipas Gurakuqit, kjo është shpifje shantazhuese e një personi që sipas tij ende nuk ka shkuar vete për të bërë kërkese para Autoritetit.

Gurakuqi sqaron se është kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017, para marrjes se mandatit.

Personazhet e cituara nga Nishani sipas tij nuk kane te bëjnë me të dhe me asnjë anëtarë te familjes.

“Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time.

Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime.

Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH.

Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit.

Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit.

Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene!”, shkruan ish deputeti.  

“Do të kthjellohesh po ta lexosh”, Gurakuqi i përgjigjet

Të fundit