Flash News

Ditari i Opozitës

"Do të ndiqeni si kriminelë të rrezikshëm" Berisha: Erion dhe Tualet do t'i paguani arrestimet e qytetarëve

"Do të ndiqeni si kriminelë të rrezikshëm"

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ballkoni i banesës së tij ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën se do ta paguajnë për arrestimet e protestuesve kundër ‘aferës 5D’ që ka përfshirë drejtorët e bashkisë.

‘Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, do të ndiqeni në të 4 anët e botës si kriminelë të rrezikshëm’, u shpreh Berisha.

Vetëm vullneti juaj, vetëm guximi juaj do të mund tu kthejë shqiptarëve  drejtësinë.

Do të mundet ti kthejë Shqipërisë drejtësinë e pavarur, drejtësinë e vërtetë, drejtësinë e ligjit.

Me protestën tuaj, me mosbindjen tuaj civile i keni kallë tmerrin, datën këtyre banditëve dhe kriminelëve.

Këto hiena kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin, për pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e tij në protestën e bashkisë.

Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, vetëm njerëz nuk jeni ju.

Dhe u them atyre që shkelin kushtetutën, shkelin konventën europiane të drejtave të njeriut dhe guxojnë e futen në shtëpinë e qytetarëve të ndershëm pas mesnate se, çdo akt i juaj do të marrë ndëshkim madhor, si akt antikushtetues dhe antidemokratike.

Do të ndiqeni jo në Shqipëri, por në të katër anët e botës si kriminelë të rrezikshëm.

Të fundit