Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të thërrasim Edi-Edi”, Metaliaj nxjerr mesazhet: Drejtori patronazhist në Lezhë presion administratës

“Do të thërrasim Edi-Edi”, Metaliaj nxjerr mesazhet:

Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka ndarë në rrjetet sociale disa mesazhe që drejtori i Pallatit të Kulturës në Lezhë, i ka dërguar admnistratës.

Siç shkruan edhe Metaliaj, bëhet fjalë për takimin elektoral që Rama do të zhvillojë në Lezhë.

Në mesazhe duket se drejtori i Pallatit të Kulturës, të cilin Metaliaj e quan një “patronazhist”, iu kërkon punonjësve të administratës të cilët do të marrin pjesë në takim të ndjekin direktivat e tij duke duatrokitur e brohoritur për Ramën.

“Gjithë fjalimin e kryeministrit ne do ta shoqërojmë me duartrokitje të fuqishme duke tundur sheshin. Në momentin që do të marrë në dorë mikrofonin Edi Rama të gjithë ne duhet të thërrasim dhe të duatrokasim Edi-Edi-Edi”, thuhet në mesazhin e drejtorit të Lezhës.

 

Të fundit